Takim me emisarin amerikan Alekasnder Kasanof ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në këtë takim Avbdixhiku ka ngritur si shqetësim raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në dhe partnerët e tjerë strategjikë dhe të sigurisë.
Abdixhiku i ka thënë zyrtarit të lartë amerikan se nëse LDK do të drejtojë Qeverinë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të jetë prioritet riparimi i raporteve me SHBA.
“Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë”, ka shkruar Abdixhiku.