×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku i falënderon komunat LDK’së që i refuzuan doracakët e edukatës seksuale: E detyruan Qeverinë t’i tërheqë plotësisht ato

    FrontOnline
    15 Nëntor 2024

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”, duke thënë se kështu detyruan Qeverinë të ndryshojë pozicionin.

    “Dua të shpreh falënderim publik e mirënjohje të 9 komunave të udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale – dhe kështu detyruan Qeverinë të ndryshojë pozicion radikalisht! Nga insistimi mbrojtës i përmbajtjes së teksteve në Kuvend, tek tërheqja e plotë e tyre! Mirënjohje Prishtinës, Pejës, Lipjanit, Istogut, Vitisë, Fushë Kosovës, Obiliqit, Junikut e Dragashit!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka falënderuar edhe qytetarët për “reagim të shpejtë”, ndërsa tha se nëse vijnë në pushtet do të përmirësojnë përmbajtjen e teksteve.

    “Falënderoj dhe qytetarët e Kosovës për reagimin e  shpejtë e të vendosur; dhe kështu bërjen qartë të orientimin e popullit të Kosovës. Pas 9 shkurtit, si Qeveri e Ndryshimit, do të përmirësojmë përmbajtjen e teksteve në fjalë në nivel nacional! Si parti e qendrës së djathtë, familja dhe fëmija do të jenë dhe të mbrojtur dhe të përkujdesur!”, tha ai.

    Ministria e Arsimit ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i dërguar për procesin e rishikimit pas reagimeve për përmbajtjen e tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se është për keqardhje moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të 9...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe “s’ka dyshim që do të rrëzohet”. “I...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.