Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka falënderuar mërgatën për mbështjetjen ndaj LDK-së.
Abdixhiku ka njoftuar se jane 105, 000 të regjistruar nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas tij, kjo tregon fitoren e parë elektorale.
“40 mijë falenderime për Mërgatën! Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte! Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë.Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik”, ka thënë Abdixhiku.
Postimi i plotë: