Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së sot zgjodhi kryesinë e re të partisë, me emra të rinj nga e kaluara. E jashtë saj kanë mbetur emrat veteran, Agim Veliu dhe Haki Rugova, që më herët mbanin pozitat e nën kryetarëve.
Haki Rugova lidhur me këtë çështje thotë se e pranon vendimin e Këshillit të Përgjitshëm.
’Po, ani? Qashtu ka vendos Këshilli i Përgjithshëm edhe jemi ok.Ka qenë një vendim me propozim të kryetarit. Këshilli i Përgjithshëm e ka marrë vendimin edhe është kriju kryesia e re. Kurgjë të keqe s’ka. Jam në Këshill të Përgjithshëm, në kryesi nuk jam, edhe kaq’’, ka thënë Rugova për Periskopin.
Tutje ai ka theksuar se do të vazhdojë të japë kontributin e tij për LDK’në.
‘’Unë do të jem në LDK dhe vazhdimisht do të punoj për LDK’në si gjithmonë’’, ka thënë ai./Front Online.