Lumir Abdixhiku, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së në Pressing të T7 është shprehur se nëse LDK si parti do të dobësohet, atëherë kjo do të ndikoi edhe në Kosovë.
“Dobësimi i LDK-së me pas dobëson edhe Kosovën kjo është çasja ime, unë parapëlqej ta kem LDK-në të fuqishme dhe pretenduese për vendin e parë gjithmonë, nuk e shoh LDK-n ekip të mesit të tabelës, e shoh pretendente për kampione, për fituese të zgjedhjeve gjithëherë dhe nuk pajtoj që të bëjmë politika që na dëmtojnë”, tha ai në Pressing.
“Pra, qëllimi i mirë nuk jap rezultat të mirë gjithmonë, mundesh me pasë qëllimin e mirë dhe rezultatin e keq”.
“Unë gjykoj në bazë të rezultatit, mos të bëjmë diçka qëllim mirë por që na japë rezultat të keq”, u shpreh ai.