Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në Selinë Qendrore ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Gjatë takimit, ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar veçanërisht në procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me këtë çështje.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e thellimit të rolit të Turqisë në sigurimin e Kosovës dhe kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të vazhdojë në nivelet më të larta të sigurisë.
Postimi i plotë: