×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku bën homazhe tek varri i Xhemajl Mustafës

    FrontOnline
    23 Nëntor 2021

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafa.

    Abdixhiku ka thënë se Xhemaj Mustafa është një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90-të.

    “Xhemajl Mustafa është një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90’, personalitetet i afërt dhe mik i ngushtë me Presidentin Rugova, ai ishte prijatar i shumë proceseve në kohët më të vështira për Kosovën. Opusi i tij jetësor e krijues shtrihet në shumë dimensione”, ka thënë Abdixhiku.

    Abdixhiku ka thënë se vrasja e tij ishte goditje jo vetëm për LDK-në por edhe për Kosovën

    “Në kohën kur ideali i lirisë ishte arritur, Xhemajl Mustafës iu ndal rruga në gjysmë – në hyrje të banesës së tij, ai u vra gjakftohtësisht më 23 nëntor të vitit 2000.Vrasja e tij ishte një goditje e madhe jo vetëm për LDK-në por edhe për Kosovën.Sot, edhe pas 21 vitesh, vrasja e tij mbetet e pazbuluar, për familjen, LDK-në dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, ndaj dhe dhimbja bëhet edhe më e madhe çdoherë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemajl Mustafës!”, ka thënë Abdixhiku.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij e...
    Lajme24 Tetor 2024
    Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjin Gazuli’’ , Bujar Gjocaj, për Front Online, mohon se është zgjedhur kompania më e shtrenjte, duke treguar arsyet...
    Lajme24 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut të zhvilluar në Bruksel. Në një njoftim...
    Të tjera
    Vip24 Tetor 2024
    Ana është sqaruar me Xhenetën për një pyetje që kjo e fundit ia kishte bërë Kevinit. Xheneta gjatë bisedës së tyre në...
    Vip24 Tetor 2024
    Dialekti gjuhësor, u bë shkak i një debate mes Sarës dhe Vullnetit gjatë ditës së sotme. Vullneti e pyet Sarën pse nuk...
    Vip24 Tetor 2024
    Burimi ka rrëfyer se si i beson parandjenjës së tij. Ai iu ka treguar banorëve se si i ka ndjerë vdekjen e...
    Vip24 Tetor 2024
    Vullneti i ka treguar Besfortit, që ka marrë mirënjohje nga AGK-ja, si gazetari më i mirë i vitit. Vulneti i thotë që...
    Vip24 Tetor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë diskutuar me njëri-tjetrin në një cep të oborrit. Xheneta i thotë Gjestit që nuk ka nevojë t’i arsyetohet...
    Lajme24 Tetor 2024
    Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjin Gazuli’’ , Bujar Gjocaj, për Front Online, mohon se është zgjedhur kompania më e shtrenjte, duke treguar arsyet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.