Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka përgëzuar Blerta Bashollin për suksesin e arritur si regjisorja më e mirë në Festivalin Sundance me filmin e titulluar “Zgjoi”.
Abbot thotë se mezi pret ta shikoj filmin.
“Urime Blerta Basholli për fitoren e Regjisorit më të Mirë në Festivalin e Filmit Sundance për filmin Zgjoi. Mezi pres ta shikoj! Është mirë të shohësh filma që adresojnë të kaluarën e Kosovës; ato na ndihmojnë të flasim së bashku për të ardhmen”, është shprehur Abbot.
Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin e regjisorit më të mirë.
https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/561445695254941