Deputeti i Pavarur, Haki Abazi, për FrontOnline ka thënë se Qeveria Kurti, ka pasur raporte të ngrira me SHBA-në, derisa ka folur për zgjedhjen e Donald Trump si President i 47-të i Amerikës.
‘’Për Kosovën kjo Qeveri ka pas marrëdhënie të ngrira me SHBA në të gjitha drejtimit e mundura vetëm përkeqësim mund të ketë se pozita në të cila janë marrëdhëniet në administratën Biden janë të ngrira dhe kundërshtuese për shkak të orientimit të Kurtit kundrejt vlerave amerikane’’ tha ai.
Abazi thotë se edhe Administrata Biden e ka mbajtur larg Kurtin, por nuk e ka dëmtuar çështjen e Kosovës.
‘’Administrata Trump nuk besoj që kthehet mbrapa në disa çështje do të jenë vendime të mençura sa i përket çështjeve të hapura në Botë duke e përfshirë Ukrainën dhe Serbi-Kosovë, Trump ka treguar edhe në të kaluarën që i bënë gjërave më shpat pa pas konsideratë për të kaluarën ose për të drejtën por më shumë e bazuar në analiza’’ deklaroj deputeti Abazi.
Formimi i i ushtrisë dhe njohja nga Izraeli / Rikthimi i presidentit Trump, ja çka e pret Kosovën