Abarth i tregoi publikut një interpretim modern të ish modelit garues 1000 SP (Sport Prototipo), por njoftimi nuk zbuloi shumë detaje.
Dihet që modeli modern Abarth 1000 SP bazohet në Alfa Romeo 4C Spider dhe mundësohet nga një motor turbo me katër cilindra 1.75 litra me 240 kuaj fuqi të montuar në qendër.
Gjithashtu, kjo veturë 1074 kg me dy ulëse (fijet e karbonit përdoren në ndërtim) mund të arrijë maksimumi 250 km/h. Kompania konfirmoi se ata kanë bërë vetëm një kopje, e cila do të shfaqet në ngjarjet me makina klasike./FrontOnline/