Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka takuar strukturat e partisë në Vjenë të Austrisë.
Kadrijaj ka thënë se diaspora me përkushtim po angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sot në Vjenë takim me strukturat e AAK-së. Diaspora me perkushtim po angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Falënderues për të gjithë për angazhimin”, ka thënë Kadrijaj.