Kryetari i Komunës së Obiliqit nga radhët e AAK-së, Xhafer Gashi, beson se posti i presidentit i takon AAK-së, pasi shprehet se LDK-ja i ka dy poste të rëndësishme atë të kryeministrit dhe të kryeparlamentarit.
Këtë koment Gashi e ka bërë në emisionin “Frontal” në T7.
“Konsideroj që vota duhet të konsolidohet për zgjedhjen e presidentit, ne mendojmë si Aleancë dhe shpresojmë që është kandidat i mirë, Haradinaj është dëshmu para luftës gjatë luftës, konsiderojmë që është njeri i unitetit, të shohim a do të jetë i pranuar apo do të ketë edhe ndonjë kandidat tjetër”, tha Gashi në Frontal, transmeton Gazeta Express.
“AAK-së do ti kish takuar presidenti, në këtë rast LDK e ka kryeministrin dhe parlamentin”, shtoi ai.
Gjatë bisedës në studio, Gashi ka folur edhe për gjendjen me pandeminë në vend, teksa thekson se në situatën më të keqe e kemi gastronominë.
“Ekzistenca e tyre është në pyetje, është problem në kohë të gjata të mbijetojnë, shumë biznese janë mbyllë për shkak të pamundësisë që të ekzistojnë”, tha ai ndër të tjera.