Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit jo shumicë, Rasim Demiri i është bashkuar Grupit parlamentar të AAK-së.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se ditë më parë Grupi parlamentar 6+ është shpërbërë pasi që deputeti Adem Hoxha u largua nga ky grup dhe iu bashkua Listës Serbe.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3414860895233681