Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka uruar popullin dhe shtetin gjerman me rastin e 30-vjetorit të rënies së murit të Berlinit dhe ribashkimit të Gjermanisë.
GP i AAK-së në faqen zyrtare ka shkruar se rënia e murit të Berlinit shënon fillimin e një Evrope të re dhe dha shpresë edhe për popujt e robëruar.
“Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë jo vetëm që shënoi fillimin e një Evrope të re por i dha shpresë e shtytje edhe popujve të robëruar e të ndarë për të sakrifikuar e luftuar për të drejtën e të jetuarit në liri e demokraci. Përherë mirënjohës popullit të madh gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thuhet në urimin e GP të AAK-së.