Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka bërë të ditur, se nga shtabet e tyre komunale gjithandej Kosovës, procesi i votimit ka nisur mirë dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi deri më tani.
“Shtabet tona komunale poashtu raportojnë se përkundër reshjeve të borës, shumica e rrugëve janë të hapura dhe qendrat e vendvotimeve janë të gatshme për qytetarët e Kosovës”.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që përkundër motit me borë, të dalin të votojnë. Është një moment feste andaj shfrytëzojeni këtë dhe dilni votoni”.