Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme komunale.
Kështu ka konfirmuar kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj përmes një postimi.
Ai tha se qeverisja e tyre në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi.
Përfaqësuesi më i afërt me popullin është i zgjedhuri në Kuvendin Komunal.
Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore.
Me përgjegjësinë më të madhe për qytetarët e Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut, me degët e Aleancës do të përzgjedhim kuadrot më të mira për përfaqësimin e tyre në pushtetin komunal.
Qeverisja jonë në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi, që ne do t’i bartim edhe në komunat e tjera të Kosovës.