Degën e AAK-së në Obiliq deri tani e kishte drejtuar Xhafer Gashi, i cili së fundmi dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot komunën e Obiliqit.
Ai tha se Aleanca është e përkushtuar në të mirën e qytetarëve të kësaj komune.
Haradinaj gjatë këtij takimi së bashku me zyrtarët dhe aktivistët e degës së Obiliqit, kanë zgjedhur që në krye të partisë të jetë Ali Krasniqi, deri në Kuvendin e ardhshëm.
“Aleanca fuqishëm e përkushtuar për të mirën e qytetarëve të Kastriotit”, ka thënë Haradinaj.
Në takim me zyrtarë dhe aktivistë të Aleancës në Kastriot, u vendos që deri në Kuvendin e ri, degën ta udhëheq Ali Krasniqi nga Breznica.
Krasniqi është ekonomist me profesion dhe invalid i luftës së UÇK-së.
Krasniqi ka marrë përsipër edhe identifikimin e personave që do të përbëjnë listën kandiduese për Kuvendin Komunal si dhe kandidatit të Aleancës për kryetar të Komunës, drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme komunale në vjeshtë të këtij viti’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Duke i uruar suksese udhëheqjes së re, falënderova të gjithë ata që i qëndruan besnik programit dhe vizionit të Aleancës si dhe i sigurova se mbështetja ime për Kastriotin do të jetë si gjithherë më parë’, shtoi ai.