×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kërkon rinumërim total të votave nga KQZ-ja

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ibrahim Selmanaj në mbledhjen e cila po mbahet në KQZ ka kërkuar rinumërim të plotë të kutive të votimit, kjo siç tha ai për shkak të ndërhyrjeve gjatë numërimit të votave.

    Selmanaj tha se parregullsit kanë filluar nga qendrat e vendvotimit.

    “Qëndrimi i AAK-së, hetuesia duhet seriozisht të merret me këtë rast dhe me secilin komisioner, përgjegjës dhe në secilën kuti të votimit që janë bërë ndërhyrje. Kërkoj nga  kqz që të bëhet rinumërim i plotë  që të pastrohet ky proces dhe secili të përgjigje për veprën që ka bërë”, ka thënë ai.

    Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se hetimet në proces e sipër dhe se nuk mund të flas më shumë për këtë gjë derisa të kryhet ky hetim.

    “Htimet janë në zhvillime e sipër. Kemi persona të ndaluar nga prokuroria, dhe unë nuk dua të flas më shumë për këtë. Kemi rinumëruar të gjitha votat me kusht dhe me postë. Pasi të kryhen hetimet ne do ta kemi informatën e plotë se çka ka ndodh dhe kush është i involvuar”, tha ajo.

    Daka po ashtu tha se objekti i hetimit nuk janë kutit  e tjera, por vetëm disa kuti që janë rinumëruar ditën e parë në Qendrën e Numërimit të Votave.

    “134 kuti nuk janë objekt i hetimi”, u shpreh Daka.

    Mirëpo sa i përket kërkesë së Selmanajt, Daka tha se nuk mund të jep ndonjë mendim.

    “Sa i përket rinumërimit total të propozuar nga IBrahimi nuk mund të jap ndonjë mendim, ato janë çështje e KQZ-së dhe nëse merr përkrahje te KQZ-ja atëherë do të ndodh”, tha ndër të tjera ajo.

    Ndërkaq, kundër kësaj kërkesë të AAK-së është anëtari i KQZ nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Një tjetër skandal ka ndodhur në Bukresht, në ndeshjen Rumani – Kosovë. Pjestarët e Kombëtares rumune kanë tentuar ta sulmojn fizikisht futbollistin...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos u kthyer në fushë ndaj Rumanisë....
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani kanë dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos vazhduar ndeshjen...
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.