Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencën e radhës për shtyp, ku raportuan se nga njoftimet e shtabit të AAK-së, ka pasur rritje të votuesve në disa komuna.
Këtë raportim e bëri kandidatja për deputete nga AAK-ja, Floriana Leku-Sadiku.
“Shtabet tona zgjedhore njoftojnë se në oët e pasditës ka pasur një rritje përmbajtësorë të numrit të votuesve në Komunën e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Klinës, Suharekës, Kamenicës e njherish edhe në komunat tjera. Edhe në qastet që ne po flasim, ka një numër të qytetarëve që ende janë duke votuar dhe ju bëjmë thrrje organeve që menaxhojnë zgjedhjet që të presin derisa të voton edhe qytetari i fundit”, deklaroi Leku-Sadiku,
Në këtë konferencë gjthashtu ka falenderuar edhe secilin qytetarë qe ka votuar sot.
“Jemi të kënaqur me qytetarët tanë që kanë qenë të mobilizuar për të dalë në numër sa më të madh”, tha ajo.
Gjithashtu, ajo falenderoi gazetarët për raportim të denjë, policët për mbajtjen e rendit të qetësisë publike, komisionerët dhe vëzhguesit.