Aleanca për Ardhmërinë Kosovës (AAK), do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuirti dhe u.d. e Presidentit Vjosa Osmani.
Në takim me dyshen, AAK-ja do tëpërfaëësohet nga lideri Ramush Haradinaj.
“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëndosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini në një konferencë me gazetarët.
Gjini më tutje tha që ende nuk kanë vendosur nëse do të qëndrojnë në sallë në kohën kur pritet të votohet presidenti i vendit.
Kandidat për president nga kjo parti është Ramush Haradinaj. Express.