Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë ka kërkuar mbledhje urjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.
Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.
AAK pos kërkesës për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë ka kërkuar edhe mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë.
“AAK kërkon: Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara. Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re. Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftimin e AAK’së.