Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur strukturat e kësaj partie për të diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet lokale por edhe për formimin e institucioneve.
Kujtojmë se sot Haradinaj ka zhvilluar takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani ku kanë diskutuar për konstituimin e institucioneve.
Haradinaj pas këtij takimi ka thënë se AAK nuk i ka votat për President dhe se ju takon Kurtit e Osmanit të gjejnë formulën për të siguruar 2/3 e votave për zgjedhjen e presidentit.