×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK dhe NISMA të gatshme të marrin pjesë në tryezën për çështjen e presidentit

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Zëvendës Kryeministri i Kosovës nga rradhët e AAK-së, Besnik Tahiri thotë se AAK do marrë pjesë në tryezën e diskutimit për çështjen e presidentit.

    Për Gazeta Blic, Tahiri thotë historikisht edhe nga pozita edhe nga opozita AAK ka pasur qëndrim unifikues.

    “Secila iniciativë politike që vjen prej liderëvë politikë në pozitë dhe opozitë, që për synim konsensusin mbarë kombëtar për president dhe cështjet që po kalojmë, AAK i thotë po dhe merr pjesë. Historikisht edhe kur kemi qenë në pozitë dhe në opozitë për tema nacionale kemi pasur qëndrim unfikues“, deklaroi Tahiri

    Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Endrit Shala konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e partive politike për çështjen e presidentit.

    Ai thotë se NISMA është e gatshme për tu ulur në tryezë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së Presidentit.

    Shala thotë se NISMA do jetë aty për të të dhënë kontributin e saj.

    “Në secilën tryezë ku diskutohet dhe ulen përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare për të dhënë zgjidhje për çështjet të cilat i nevojiten, ashtu siç e parasheh Kushtetuta, NISMA do jetë aty dhe do të jap kontributin e vet që të gjejmë zgjidhje në këtë rast për presidentin. NISMA është e gatshme të ulet në tryezë që me i dhanë zgjidhje çështjes“, deklaroi Shala .Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se shumë shpejt do të mblidhen për të diskutuar në një tryezë të përbashkët e partive politike për të biseduar për çështjen e presidentit.“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese dhe unë besoj që shumë shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”, deklaroi Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 710 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik. Sipas të dhënave...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për miratimin e një deklarate për personat e zhdukur,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet të cilat i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin e ka ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deklarata e kryeministrit Kurti lidhur me çështjen e gjuhës shqipe ka nxitur reagime te politikanët shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Lideri i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Senatori amerikan, Richard Blumenthal, i ka dërguar një letër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Ai ka theksuar rrezikun që Serbia i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. Seanca në Hagë nis në ora 09:00 dhe është paraparë të vazhdojë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka folur për ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Lituanisë ku vendi ynë shënoi fitore me rezultat 1 me...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili dje ka thënë se në Maqedoni të Veriut nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.