Komuna e Prishtinës ka vazhduar me gjobat për partitë politike që nuk po përfillin masat anti-COVID duke organizuar tubime elektorale me shumë njerëz.
Një të tillë e ka marrë sot edhe AAK, shkruan lajmi.net.
Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se partia e Ramush Haradinajt është dënuar me dy mijë euro gjobë.
“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar;
Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10224590625655725