×
  • Sport
  • Sport

    AA Prishtina – Junior 06, finalja e Kupës

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    AA Prishtina dhe Junior 06 do të luajnë në finalen e Kupës së Ligës së Parë.

    Në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar Junior 06 ka fituar ndaj United Basketball me rezultate 42:57, përcjell FrontOnline.

    Vetëm çereku i parë ishte i barabartë, derisa më pas skuadra prizrenase ishte më e mirë. Pjesa e parë përfundoi 20:28, kurse lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 34:41, ndërsa vashat prizrenase e thelluan epërsinë në 10 minutat e fundit, duke triumfuar 42:57.

    AA Prishtina në gjysmëfinale ka mundur Vushtrrinë 67:64.

    Skuadra prishtinase ishte më e mirë, duke e fituar pjesën e parë 37:25, ndërsa lojë më e barabartë ishte në periudhën e tretë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:43. Por, lojë fantastike është zhvilluar në 10 minutat e fundit.

    Skuadra vushtrriase rikthehet furishëm, duke barazuar shifrat dhe duke kaluar në epërsi 59:60, e më pas zhvillohet lojë dramatike, kurse skuadra prishtinase triumfon në fund 67:64.

    AA Prishtina në finale do të luajë ndaj Junior 06. Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 15:30.

    Ky turne i Kupës zhvillohet në kuadër të kampanjës “Her Ëorld, Her Rules”.

    “Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

    Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e tre vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt./FrontOnline/

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Sport11 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi...
    Sport11 Shtator 2024
    Pas disfatës me Gjeorgjinë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj tha se skuadra bëri një lojë të mirë, por miqtë i shfrytëzuan...
    Sport11 Shtator 2024
    Lindon Berisha është njëri prej portierëve kosovarë që pritet të ketë të ardhme të ndritshme. 17 vjeçari i ka shfaqur aftësitë e...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express. Kryeprokurori...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli, është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është emëruar në këtë...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përsëritur shqetësimet për mungesën e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.