×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    A u trembën investitorët kosovarë? Rreth 200 milionë € veç vjet investime në patundshmëri, kryesisht në Shqipëri

    FrontOnline
    26 Maj 2023

    Kapital të madh financiar qytetarët e Kosovës kanë dërguar vitin e kaluar drejt shteteve fqinje, kryesisht në Shqipëri, ku kanë investuar në blerjen e patundshmërive.

    Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Instituti për Hulumtime “Front” janë hiç më pak se 180 milionë € që kosovarët blenë patundshmëri në shtetet fqinje gjatë vitit 2022, shifër kjo pothuajse dyfish më e lartë e investimeve se në vitin 2021.

    Rritja e investimeve të kosovarëve drejt shteteve fqinje po ndodhë në kohën kur nga Qeveria “Kurti” ka një iniciativë ligjore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, përderisa kërkesa të tilla nuk ka për investitorët e huaj në Shqipëri.

    Rritja e investimeve, sipas Bankës Qendrore të Kosovës,  ka ndodhur në pjesën e dytë të vitit të kaluar, pasi që gjatë periudhës janar-qershor 2022 investimet e kosovarëve jashtë vendit kanë qenë 80 milionë euro, përderisa në pjesën e dytë të vitit të kaluar kanë arritur mbi 100 milionë €.

    No description available.

    Ekonomistët në Shqipëri: Ka rritje të kërkesës për blerje nga kosovarët, kursejnë goxha para

    Rritjen e kërkesës e konfirmojnë nga Shqipëria, një prej vendeve ku kosovarët blejnë më së shumti prona.

    Gazetari Lavdrim Lita thotë se kërkesa për investime në patundshmëri e kosovarëve është tejet e lartë.

    “Shqiptarët e Kosovës janë bërë pronar apartamentesh, hotelesh dhe biznesesh nga Shëngjini, Velipoja deri në Sarandë. Turizmi patriotik është biznes i mirë për sektorin e hotelerisë dhe transportit, sidomos kompanitë e udhëtimit/transportit kosovare janë shumë përpara dhe ofrojnë shpejtësi dhe komoditet”, u shpreh Lita për iFront. 

    Eksperti i ekonomisë, Pano Sako, në anën tjetër, e cilësoi si proces normal blerjen e patundshmërive jashtë vendit nga kosovarët.

    Ai veçoi dy arsye që i shtyjnë kosovarët të zgjedhin kryesisht pronat në Shqipëri.

    “Aryseja e parë është integrimi natyror mes një populli që jeton në dy shtete të ndryshme, pa pritur burokracitë e afrimit të shteteve. E dyta: investimi është një reduktim i shpenzimeve për pushimet që bëjnë çdo vit. Shembull, nëse një familje kosovare do të paguante 1500 euro për pushimet e saj, e ka llogaritur që duke blerë një shtëpi, kjo kosto reduktohet”, u shpreh Sako për iFront.

    Integrimi ekonomik mes dy vendeve të një kombi po vlerësohet si një gjë e mirë sepse zgjeron tregun për mallra dhe shërbime të specializuara.

    “Sektori IT i Kosovës mund të ishte një mundësi e mirë për sektorin e turizmit të Shqipërisë.  Në këtë kuptim, sa më shpejt hiqen të gjitha barrierat jo tarifore dhe mendore aq më mirë do të jetë për të gjithë shqiptarët që duan produkte dhe shërbime cilësore”, u shpreh gazetari Lavdrim Lita.

    Si e shohin nga Kosova?

    Në Kosovë situata shihet me sy më ndryshe.

    Me investimin e kosovarëve jashtë vendit ikën një pjesë e mirë e kapitalit financiar.

    Kështu po vlerëson ekonomisti Besnik Avdija.

    Përveç humbjes së një vlere të caktuar monetare, është edhe humbje e një investimi alternativ në ekonominë vendore. Megjithatë nëse e shohim në aspektin investiv, pronarët mbesin prapë qytetarë të vendit tonë dhe në plan afatgjatë rritet kapitali i tyre, respektivisht fuqia blerëse”, theksoi ai për iFront.

    Ai thotë se Shqipëria ka disa përfitime.

    “Ekonomia e saj forcohet me investime të reja, rritje kapitali dhe potencialisht qarkullim më të madh në tregun e investimeve. Krahas investimeve në patundshmëri rriten edhe konsumi dhe investimet e tjera përcjellëse dhe potencialisht shtohet afarizmi”, potencoi ai për iFront.

    Juristi Asdren Bytyqi tha se nuk përjashtohet mundësia që disa kosovarë  të blejnë prona për t`i ikur kontrollit të pasurisë.

    “Veçanarisht në Shqipëri ka sjellur rritje të interesimit për investime në këto zona. Nuk përjashtohet tek një numër i caktuar blerësish, që ky investim bëhet për të shmangur kontrollin e pasurisë në Kosovë, duke mos pasur mbulim financiar të prejardhjes së pasurisë”, u shpreh Bytyqi për iFront.

    Kompanitë e Patundshmërive: Kërkesat e çmimet në qiell, Durrësi e Shëngjini top destinacione

    Kompania kosovare ACCESS Real Estate thotë se janë dyfishuar kërkesat për blerjen të patundshmërive nga kosovarët në Shqipëri. Më të preferuarat mbesin zonat bregdetare.“Ka interes më shumë. Kur ka ndodh tërmeti, vetëm atëherë ka pasë rënie të kërkesës, pastaj ka shkuar duke u rritë, vitin e fundit interesimi është dyfish më i madh, zonat e preferuar janë Durrësi dhe Shëngjini”, u shprehen nga kjo kompani për iFront.

    Kompania “Star RealEstate”, e cila operon në Shqipëri, ka treguar “menyn” me çmimet atje.

    “Vlora dhe Saranda janë më të shtrenjta. Shëngjin dhe Durrësi më të lira. Në Sarandë nuk gjen banesë nën 100 mijë euro, kurse në Durrës mund të gjesh me 70 -80 mijë euro”, thanë nga kjo kompani iFront.

    Kostoja e ndërtimit u rrit pas ngritjes së çmimit të çimentos.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Gërvalla e Hovenier kanë diskutuar për...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputeti i LVV-së, Gani Krasniqi, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se është i habitur me fjalimet që po...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Blerta Deliu Kodra, deputet e PDK-së, pati kritika për pushtetin, në seancën ku po diskutohet për Buxhetin 2025. Në fjalën e saj,...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas adresimit vjetor të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës. Në adresimin e saj,...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në bazë të informacioneve që ka marrë nga deputeti Palë Lekaj...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se buxheti për vitin 2025 nuk duhet të hidhet farë në votim....
    Lifestyle21 Nëntor 2024
    Komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme, por shpesh mënyra se si flasim bëhet problem, jo mungesa e fjalëve. Shprehja famëkeqe...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka vendosur një mesazh në foltoren e Kuvendit të Kosovës. “Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt kryeqendrës së Polonisë, Varshavës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.