Të premten e kaluar, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta liruar nga detyra e drejtorit në Polici, Rashit Qalajn, raporton Front Online.
Kryeministri Hoti, sot gjatë një konferencë për media, potencoi se keq menaxhimi dhe performanca e dobët është arsyeja kryesore se pse u shkarkua Qalaj.
I pyetur se u shkarkua Qalaj për hakmarrje pas arrestimit të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, Hoti tha se ky rast nuk ka të bëj fare me shkarkimin e tashmë ish-drejtorit të Policisë.
“Nuk ka asnjë lidhje ky vendim i ynë me atë që është deklaruar. Është mendim i partisë opozitare. Unë i përmenda arsyet e shkarkimit në detaje se pse janë marrë këto veprime”, ka thënë Hoti. /Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/476705443287511/?v=476705443287511