×
  • Lajme
  • Lajme

    A u pengua Kurti të bëjë fushatë në Terdevc të Drenicës? Flet Lladrovci e reagon VV

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të fushatës parazgjedhore ka qëndruar gjatë ditës së djeshme në Drenicë ku ka vizituar fshatra të ndryshme. Megjithatë në disa media është raportuar se në fshatin Terdevc nuk është lejuar që Albin Kurti të bëjë fushatë.

    Megjithatë një gjë të tillë e kanë demantuar nga Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas dhe gjithashtu kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nga informacionet që ka në rrugë zyrtare, nuk ka ndodhur asgjë.

    Lladrovci përveç tjerash ka thënë se Kurtin e ka edhe mik të mirë.

    “Kjo është çështje e organeve kompetente, përkatësisht e Policisë. Unë kam respekt për z. Kurti dhe e kam mik, pavarësisht këtij fakti, vlerësoj se as më heret e as tash, askush nuk është penguar e as nuk duhet të pengohet në organizimin e tubimeve. Kushdo që i pengon ato, bën shkelje, ashtu sikur që tubimet duhet të lajmërohen te organet kompetente për mbarëvajtjen e tyre. Megjithatë, nga informatat zyrtare të deritashme, kjo është vetëm një sajesë, ngase nuk ka pasur asnjë pengim ndaj kujtdo qoftë për oganizimin e aktiviteteve politike”, ka thënë Lladrovci për Gazetën Express.

    Se Kurti nuk është penguar gjatë kësaj vizite në Drenas e thonë edhe nga dega e VV’së atje.

    Përmes një publikimi ne faqen zyrtare, kjo Degë bashkë me personin që u raportuar se nuk e ka pranuar Kurtin për vizitë gjatë fushatës, kanë lëshuar një reagim ku mohojnë të ketë ndodhur një gjë e tillë.

    “Me kërkesën e fermerit punëtor e të zellshëm, z.Labiont Halilaj, ne, sot u takuam, diskutuam dhe vendosëm që bashkarisht të demantojmë këto lajme të pavërteta, të cilat qëllimin e vetëm e kanë nxitjen e urrejtjes ndërshqiptare, jo vetëm në Drenicë, por në të gjithë Kosovën”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

    Kjo Degë tutje ka thënë se Kurti kishte planifikuar të vizitonte edhe fermën e Labinot Halilajt, por që si pasojë e agjendës së ngjeshur ka qëndruar shkurt aty.

    “Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në të kaluarën, gjithmonë kanë filluar në Drenicë, sepse ajo çdo herë, sidomos në kohët më të vështira hapi dyert për të pritur prijësit e ndryshimeve. Kjo traditë po vazhdon edhe tani, ku dyert e drenicasve janë të hapura për ta përqafuar ndryshimin që po ndodh në gjithë Kosovën. Njëra nga këto dyer, ishte edhe ajo e fermerit, Labinot Halilaj, që mbrëmë i bëri një pritje vëllazërore Kryeministrit dhe shoqëruesve të tij. Në agjendën e Kryeministrit ishte vetëm një vizitë e shkurtër disa minutëshe në fermë. Dhe për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, Kryeministri dhe shoqëruesit e tij qëndruan vetëm disa minuta atje, sepse shumë qytetarë po prisnin në takimet tjera të paracaktuara në Nekoc, Polluzhë e Shtuticë”, thuhet tutje në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.