×
  • Lajme
  • Lajme

    A u kthye në punë polici i suspenduar lidhur me vjedhjen në AUV? Flasin nga IPK-ja

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Vjedhja e kasafortës javë më parë nga Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) është ende duke u hetuar nga institucionet kompetente.

    Me datë 22 tetor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u vodh arka metalike në të cilën gjendeshin para dhe kartela mbushëse të telefonit.

    Lidhur me rastin e vjedhjes së kasafortës në AUV, Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet se ka mundësuar vjedhjen.

    Në një përgjigje me shkrim nga Inspektorati policorë, kanë thënë se zyrtari policorë  nuk është kthyer në punë dhe se është ende duke u hetuar për veprën penale “keqpërdorim i besimit”.

    “Zyrtari policor (akoma i suspenduar) që ka qenë me detyrë në punë sekondare datën kur ka ndodhur incidenti në objektin e AUV-it, është duke u hetuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit”, thuhet në përgjigjen e IPK-së pë FrontOnline

    Dyshimet e para nga hetuesit e IPK-së janë se zyrtari policor nuk ka treguar nivelin e duhur të profesionalizmit dhe vigjilencës në raport me detyrat për të cilat kanë qenë të caktuara për të.

    Ndërsa ditën që është kryer vjedhja zyrtari policorë ka qenë në punë sekondare në objektin e AUV-it, sipas  një marrëveshjeje të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë ku zyrtarët policorë në punë sekondare bëjnë sigurimin e objektit në fjalë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ndërmarrja “Sport Marketing Prishtina” ka njoftuar se pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur për pesë ditë, nga data 15 korrik...
    Lajme15 Korrik 2025
    Mbrëmë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Shumë shpejt pritet që Kosovës t’i shtohen edhe 350 policë të rinj. Kjo pasi që sapo është mbyllur konkursi i hapur nga...
    Hulumtime15 Korrik 2025
    Mbi 195 milionë euro qarkullim dhe rreth 10 milionë euro fitim të pastër ka siguruar gjatë vitit 2024 kompania me vetëm 2...
    Lajme15 Korrik 2025
    Rreth 90% të bizneseve të mëdha në vend ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike, për çka, nga muaji...
    Kronika15 Korrik 2025
    Policia e rajonit të Prizrenit, ishte goxha e ashpër me shkelësit e rregullave të trafikut. Afro 3 mijë gjoba janë shqiptuar në...
    Lajme15 Korrik 2025
    Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore. Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruajtur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.