Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Vlora Çitaku është ftuar të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së.
Hoxhaj në emisionin “Pressing” në T7 sa i pwrket informacionve se Çitaku mund të jetë kryetare e PDK-së, thotë se nuk e di se çfarë diskutohet nëpër Prishtinë, por thotë se ende nuk ka ndonjë debat në parti për kohën se kur do të mbahet ndonjë konevent e PDK-së.
“Me Vlorën kemi folë para se të bëhet lista dhe ka pas ftesë të bëhet pjeseëe listës, ka qenë shumë e mirë se ardhur dhe ka pas vend kryesor në listë për t’u bërë deputete. Ndërsa kush çka thotë në Prishtinë unë nuk e di, por çfarë mund ju them është se nuk ka ndonjë debat të brendshëm se kur do të mbahet ndonjë konvent e PDK-së”, thotë Hoxhaj.
Madje Hoxhaj tha se PDK-ja nuk është sikur partitë tjera që ka nga 7-8 kandidatë për ta udhëhequr partinë.
“Nuk jem një parti politike, sikur po i shoh partitë e tjera që dalin 7-8 kandidatë për ta udhëhequr partinë”, shtoi Hoxhaj.