×
  • Lajme
  • Lajme

    A u dogjën dosjet e AKM-së? Flet Ahmet Shala

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuat sot Ahmet Shalën, ish-zëvendësdrejtor menaxhues në AKM, raporton Front Online.

    Lidhur me djegien e disa dosjeve të AKM-së gjatë periudhës 2008-2009, Shala tha se asnjë dokument nuk është humbur sepse të gjitha kanë qenë të skenuara dhe ruhen në arkivin elektronik të BE-së.

    “Të gjitha dokumentacionet janë të skenuara dhe ruhen në arkivën e BE-së. Frika se kanë humbur dokumentet ka qenë e madhe dhe nuk e di se pse nuk është sqaruar kjo çështje asnjëherë. Qeveria do të duhej të kërkonte nga BE-ja që të kenë qasje në këto arkiva”, ka thënë ai.

    Ahmet Shala ishte ministër i Financave dhe Ekonomisë përgjatë viteve 2008-2011. Si minitër atëkohë Shala ishte përgjegjës për buxhetin, thesarin, mbledhjen e të hyrave si dhe për politikat ekonomike e fiskale në Kosovë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski bashkë me delegacionin e tij. Ata u mirëpritën me ceremoni zyrtare....
    Lajme18 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër në distancë u zhvillua sot mes kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe ministrit të Bujqësisë,...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia në Gjilan ka gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Disa persona dyshohet se kanë vjedhur ari dhe gjësende të ndryshme në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Lidhur me rastin, policia...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Ka vdekur në QKUK personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. I ndjeri u aksidentuar më 5 nëntor në kryqëzimin...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se ka incizuar fshehurazi të dashurën e tij serbe, derisa ajo ishte në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jetë në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë. Sipas raportit policor, viktima nuk kishte shenja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.