I pari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për kandidaturën e tij për president. Por a synon Haradinaj që të marrë këtë post në bashkëpunim me Albin Kurtin.
“Kërkojmë vota për Aleancën, për Grupin Parlamentar. Synojmë rritjen e numrit të deputetëve”, thotë Haradinaj në Pressing.
Haradinaj tha se pret fitore të VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
‘Sa i përket garës për kryeministër besoj e dinë të gjithë që Vetëvendosja është në përparësi prej partive tjera me fitu”, theksoi Haradinaj.
“Kandidatura ime për president lidhet me rrethanat në të cilat po kalon Kosova. Por edhe me një ekuilibër të demokracisë”, shtoi ai.