Koalicionet dhe listat e kandidatëve për deputetë tashmë janë bërë publike dhe mbetet të shihet se si do të jetë rezultati me 6 tetor.
Edhe pse ka risi në të gjitha listat nuk mund të dihet saktësisht se kush do të dale fitues.
Kështu deklaroi për Gazeta Blic njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj .
“Edhe pse ka risi në të gjitha listat, nuk mund të dihet saktësisht se kush do të dalë fitues .Me e krahasu me listat e zgjedhjeve të kaluara është një përparim sa i përket hapësirave që iu është dhënë njerëzve të rinj për me u përfaqësu. Tani varet shumë nëse partitë janë të interesume mi zgjedh këto njerëz, por mundësinë e kanë ndryshuar prej herave të tjera. Sa i përket cilësisë natyrisht në secilën listë mundesh me gjet njerëz cilësore por edhe mundesh me gjet njerëz që kanë problem me ligjin ,por mund të themi se partitë kanë qenë më të vëmendshëm në këto zgjedhje”.
I pyetur nëse do të sjellin votues më shumë në partitë respektive aderimet e reja, Mushkolaj u përgjigj kështu.
“Janë dy kategori, njerëz që janë publik dhe e kanë një numër të votave që munden me e sjellë në parti, dhe kategoria e dytë ata që nuk janë shumë public por partitë i kanë rëndit në dhjetëshen e pare që logjikisht ishte desh mu zgjedh deputetë por që nuk kanë shumë vota .
Ndërsa për kandidatët për deputetë me aktakuza Mushkolaj ka theksuar se aktakuzat që kanë mund të kenë ndikuar që ato most ë përfshihen në lista.
“Aktakuzat jo vetëm për veteranët por edhe për rastin Pronto në rastin e Zenun Pajazitit mund të kenë ndikuar që ai most e jete në listë. Por edhe në rastin e Flora Brovinës mund të ketë ndikuar skandali i disa muajve më parë me foton e publikuar në kuvend. Brovina ka dhënë shumë si deputete dhe ndoshta ka ardh koha të pensionohet për ti lënë vend njerzve të rinj. Perndryshe Flora Brovina tash 20 vite është respektuar shumë në parti” ka thënë Mushkolaj për Gazeta Blic.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme PDK ka publikuar listën me 110 kandidatë për deputetë.
Nga këta 110 kandidatë 30% e tyre janë gra/Front Online/