×
  • Lajme
  • Lajme

    A pritet të ketë rritje të çmimit të karburanteve? Flasin nga Shoqata e Naftëtarëve

    FrontOnline
    16 Nëntor 2024

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka deklaruar se tregu kosovar i naftës ka pasur një stabilitet të vazhdueshëm në çmime për dy muajt e fundit, duke qëndruar në nivele të pranueshme për konsumatorët.

    Berjani ka thënë se aktualisht, çmimi i një litri naftë në vend sillet nga 1.17 deri në 1.27 euro, ndërsa benzina nga 1.19 deri në 1.26 euro, derisa thekson se tash për tash nuk pritet që të ketë rritje të çmimeve.

    Kosova, sipas Berjanit me çmimet e derivateve është në regjion më e lira, pas Maqedonisë së Veriut.

    “Sa i përket çmimeve të derivateve të naftës në tregun kosovar, që dy muaj, nuk ka pasur ndryshim, tregu ka qenë shumë stabil edhe çmimet kanë qenë shumë në nivelin e duhur. Rast konkret një litër derivat i naftës është 1.17 deri 1.27, benzina 1.19 deri 1.26. Lëvizje ka pasur, por kanë qenë lëvizje të vogla. Për qytetarët tanë çmimi i derivateve i naftës gjithmonë ankohen se është i shtrenjtë unë i kuptoj, por Kosova me çmime është në regjion më e lira, pas Maqedonisë Veriore. Çmimet i ceka në Maqedoni sot sillen rreth 1 euro e 10 centë, ndërsa në shtete në regjion Shqipëri, Serbi është 1.80-90. Për standardin çfarë e kemi, çmimi kishte me qenë real 1 euro”, ka thënë ai.

    Berjani theksoi se krizat globale dhe konfliktet e fundit nuk kanë ndikuar në ngritjen e çmimeve të naftës, por sipas tij, rritjet vijnë si pasojë e reduktimit të prodhimit në tregun ndërkombëtar.

    “Luftërat të cilat kanë ndodhur, Amerika nuk ja jep atë mundësi e as atë kënaqësi askujt të rrit derivatet e naftës, nuk kanë ndikuar luftërat, por është vetëm reduktim i prodhimit të naftës kur ka reduktim e ceka më herët në mënyrë automatike ka edhe rritje të çmimeve në tërë globin”, ka thënë ai.

    Berjani përgëzoi qeverinë Kurti për miratimin e Ligjit për Naftën, i cili ka kaluar pas më shumë se një dekade pritjeje, ai ka shtuar se ligji në fjalë ka bërë reformën e duhur në këtë sektor me uljen e kostove, përfshirë tarifat e licencimit dhe kalibrimit të pajisjeve.

    Ai ka thënë se tani sektori i naftës në vend është në nivelin më të duhur i rregulluar, sipas tij me ligjet të cilat i ka Bashkimi Evropian.

    Megjithatë, Berjani i bëri thirrje qeverisë që të vendosë kritere për ndërtimin e pikave të reja të karburanteve, duke u bazuar në standardet e BE-së për distancën minimale midis pikave.

    “Sa i përket ligjit të naftës pas një dekade apo më shumë apo më shumë se një dekadë, 12 vite e kaloi kryeministri Kurti Ligjin e Naftës gjithashtu punën të cilën e ka bërë të mirë edhe Rozeta Hajdari këtë është për ta vlerësuar sepse u tentua nga ish-qeveritë, ish-ministrat u tentua që Ligji i Naftës të ketë vetëm dy tre persona të ketë një monopol, por që nuk u arritën. Ligji i naftës kaloj, sektori i naftës është në nivelin e duhur rast konkret një licencë më herët është paguar 2000-3000 euro, sot një licencë për import e paguajmë vetëm 50 euro, kështu kalibrimi i pishtoleve ka qenë 36 euro, tashmë paguhet 12 euro, që do të thotë sektori i naftës është në nivelin e duhur. Ne një kërkesë e kemi bërë tek kryeministri Kurti, kur prapë apelojë dhe kërkojë që ajo kërkesë të merret parasysh të mos lejohen të ndërtohet pika e karburantit pa kriter. Shoqata e Naftëtarëve nuk është kundër ndërtimit të pikave të karburantit, por kërkojmë që të këtë kritere siç është kriteri në Bashkimin Evropian, shembull po e marr largësia nëpër rrugë magjistrale 15km, komunale 10km  në autostradë 25klm. Ne ju kemi drejtuar me shkrim kryeministrit dhe besoj dhe shpresoj që do ta kemi një përgjigje pozitive”, tha Berjani për EO.

    Ai po ashtu theksoi të gjitha kërkesat e naftëtarëve janë të aprovuara në qeverinë e Albin Kurtit.

    “Të gjitha kërkesat në ligj janë parashikuar dhe janë në ligj, kështu që sektori i naftës është në nivelin më të duhur i rregulluar me ligjet i cili i ka Bashkimi Evropian”, ka thënë ai./EO

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet...
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.