Të gjithë i kujtojmë parashikimet sipas të cilave Tesla duhej të regjistronte një rritje drastike të shitjeve, të paprekshme nga prodhuesit e tjerë. Përafërsisht në të njëjtën kohë, Volkswagen filloi të elektrizonte gamën dhe ishte në Volkswagen që shumë ekspertë të tregut panë të vetmin rival të denjë për Tesla.
Vitet kanë kaluar dhe Tesla është zgjeruar me të vërtetë dhe është vendosur si prodhuesi më i madh i makinave elektrike. Dhe me të vërtetë, markat tjera janë shumë mbrapa Teslas por një markë është shumë afër saj. Jo Volkswagen, i cili duhet të kënaqet me vendin e tretë, por edhe me një hendek të konsiderueshëm.
Përkatësisht, në tremujorin e tretë Tesla ka vendosur në treg 435.059 vetura, që paraqet një rritje prej 27%. Volkswagen në vendin e tretë u rrit me 41%, por me 209,394 njësi të shitura, është dukshëm prapa, shkruan Index.hr, transmeton FrontOnline.
Megjithatë, BYD kineze depërtoi mes tyre, duke regjistruar një rritje të jashtëzakonshme prej 67% dhe duke shitur aktualisht 431,603 njësi. Kjo është vetëm 3456 makina më pak se Tesla, kështu që gjithçka tregon se fundi i vitit do të sjellë një surprizë të madhe.
Në bazë vjetore, Tesla është ende në një epërsi të konsiderueshme ndaj BYD me 1,324,074 (+46%) njësi të shitura krahasuar me 1,048,413 të BYD (+80%). I treti është grupi Volkswagen, i cili ka 530,485 njësi të shitura dhe një rritje vjetore prej 45%./FrontOnline/