×
  • Front TV
  • Front TV

    A po shpëtojnë pacientët që janë në respiratorë? Flet anesteziologu kosovar

    FrontOnline
    07 Nëntor 2020

    Derisa numri i rasteve të reja të infektuara me Covid 19 po vazhdon të rritet, edhe institucionet publike shëndetësore në vend po mbushen me pacientë.

    Edhe numri i atyre që po gjejnë vdekjen nga ky virus në mjekimin intensiv, ditëve të fundit po shkon duke u rritur.

    Për këtë, punëtorët shëndetësorë, po heqin përgjegjësinë nga vetja.

    Kryeshefi i Klinikës së Anesteziologjisë, Rexhep Gjyliqi, ka thënë për Front Online, se pacientëve u ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore.

    Ai është shprehur se mjekimi intensiv është dera e fundit për pacientët, andaj edhe po ndodhin vdekjet.

    “Të sëmurët me Covid janë format më të rënda të sëmundjes. Pastaj kur paraqitet nevoja për kyçje në ventilator, ai është stadi i fundit, pra kur të gjitha mekanizmat tjerë dështojnë, ata kyçen në ventilator, dhe pastaj jo vetëm te ne, por vdekshmëria gjithkund është e madhe”, ka thënë ai për Front Online.

    Vështirësi në punën e tyre në përballjen me pandeminë, anesteziologëve po ju shkakton mungesa e stafit shëndetësorë.

    Gjyliqi ka thënë se me përhapjen e pandemisë Covid-19, është shtuar nevoja për anesteziolog.

    “Ne ende nuk jemi të stërngarkuar me punë. Në këtë fazën e dytë ende kemi një hapësirë për të vepruar. Por nëse vazhdon ky trend do të paraqiten vështirësi për ne, por jo edhe për pacientin”, ka theksuar ai për Front Online.

     

    25 anesteziolog e 58 infermierë të infektuar me Covid-19

    Ajo që po ua vështirëson më shumë punën, është edhe infektimi i anesteziologëve.

    Gjyliqi ka thënë se deri tani 25 anesteziolog dhe 58 infermier janë infektuar me virus.

    “Në klinikën tonë gjithsej kanë qenë të infektuar 25 anesteziolog, aktualisht janë 8, të tjerët janë shëruar. Gjithashtu kemi edhe rreth 58 infermier të infektuar që nga fillimi, por aktualisht janë 10 që janë duke u trajtuar”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Për shkak të mungesës së anesteziologëve, ai ka thënë se u duhet të mbajnë më shumë kujdestari, të cilat po i lodhin shumë.

    “Ne në fazën e parë të pandemisë kemi kujdestaruar çdo të tretën ditë dhe çdo të katërtën pa ndalë, pa orar. Si duket prapë do të shkojmë në situatë të tillë. Ne mangët nuk do të ja lëmë asnjë pacienti asnjë shërbim, sepse mjekimi intensiv është një njësi ku nevojitet përkushtim i vazhdueshëm, përkushtim 24 orë”, ka theksuar ai.

    Përveç trajtimit të pacientëve me Covid-19, Gjyliqi ka thënë se kanë edhe pacientë të tjerë me sëmundje të ndryshme në mjekimin intensiv, ku gjithashtu po mundohen të punojnë me kapacitete të plota./Front Online

     

     

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se prioritet i dikasterit të saj mbetet anëtarësimi në Këshillin e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje diplomatëve që historinë e Kosovës ta tregojnë me...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Në fshatin Plemetin të Obiliqit ka ndodhur një rrahje masive. Siç njofton Policia e Kosovës, tetë persona janë rrahur mes vete. Ata...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Pas Prime, Leo ishte i ashpër me banorët, duke iu thënë që të mos ndërhyjnë kur ai do të flasë. “Ju veç...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, u shpreh se Serbia, me mbështetje të hapur nga Rusia, ka...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Nata e mbrëmshme e ‘Prime’ solli shumë të papritura, me rikthime si dhe me njërin nga rrëfimet më emocionuese. Shumë debate, dinamika...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.