×
  • Lajme
  • Lajme

    A po rrezikohet zgjedhja e presidentit?

    FrontOnline
    27 Mars 2021

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës po paralajmëron telashe shtesë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese rreth procedurave në bazë të të cilave janë zëvëndësuar deputetët pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

    Cakolli thotë se bazuar në interpretimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për legjislaturën e kaluar, atëherë edhe lista aktuale e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje mund të pësojë ndryshime.

    Megjithatë ai shton se për të sqaruar gjithçka duhet të pritet publikimi i plotë i Aktgjykimit.

    “Bazuar në interpretimin e Gjykatës lista e deputetëve të zëvendësuar të LVV-së mund të pësojë ndryshime. Duke qenë se zëvendësimet e fundit janë bërë pikërisht mbi bazën e këtij kriteri, tashmë krijohet dilema se a duhet të vijohet me dhënien e betimit të këtyre deputetëve të zëvendësuar, apo të pritet publikimi i aktgjykimit të plotë, e të kërkohet nga KQZ që të rishikohet rekomandimi i fundit”, ka shkruar ai,

    Cakolli ka thënë se njoftimi i Kushtetueses do ta komplikojë edhe më tej, madje edhe ta rrezikojë zgjedhjen e presidentit të vendit.

    “Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zëvendësimin e deputetëve mbi kriterin gjinor, do t’a komplikojë, e madje rrezikojë zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit”, shton ai.

    Madje ai paralajmëron se presidenti mund të bie si shkak i ndonjë vote.

    “Ndryshe, rrezikohet që ndonjë votë të jetë shkaktare e kontestimit të procedurës së zgjedhjes së Presidentit, e madje edhe rrëzimin e tij, siç ka ndodhur me rastin e ish-deputetit Etem Arifi”, ka përfunduar ai.

    Këta janë deputetët që janë zëvëndësuar dhe pritet të betohen në seancën e radhës.

    AAK

    Daut Haradinaj – Shemsedin Dreshaj

    LVV

    Donika Gërvalla Schwarz – Shqipe Isufi

    Arben Vitija – Enver Haliti

    Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

    Faton Peci – Gramos Agusholli

    Liburn Aliu – Alban Bajrami

    Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

    Hajrullah Çeko – Jahja Kokaj

    Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

    Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

    KDTP

    Fikrim Damka – Enis Kervan

    IRDK

    Elbert Krasniqi – Fridon Lala

    NDS

    Emilija Redžepi – Samra Ilijaz

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.