×
  • Lajme
  • Lajme

    A po rrezikohet bota nga një pandemi e re?

    FrontOnline
    07 Janar 2025

    Në vendin ku para më shumë se pesë vjetësh shpërtheu pandemia COVID-19, është përhapur një virus tjetër.

    Spitalet e Kinës janë të mbushura me pacientë të infektuar me një virus të frymëmarrjes të identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV).

    E në lidhje me këtë ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore.

    Kurse Instituti Kombëtar për Shëndetësi ka kërkuar të mos bëhet panik, por që të respektohen masat e kujdesit të përgjithshëm.

    “Aktualisht në Kinë ky virus është i pranishëm, por nuk është virus i ri, sepse është prej vitesh ne qarkullim dhe i ka karakteristikat e virusit sezonal. Nuk përjashtohet mundësia që të shpërndahet edhe në vende te tjera, por situata monitorohet në vazhdimësi, dhe nuk ka nevojë për ndonjë lloj paniku. Duhet zbatuar masat e kujdesit të përgjithshëm, aplikimi i higjienës personale, qëndrimi i përkohshëm në shtëpi i atyre që kanë shenja, dhe evitimi i vendeve me grumbullime të mëdha të njerëzve”, ka thënë Era Pireva, zyrtare për informim në IKSHPK

    Infektologu Hamdi Ramadani ka treguar simptomat e këtij virusi.

    Sipas tij, ka ngjashmëri të madhe me COVID-19.

    “Simptomatologjia prapë po them se është e njëjtë me gripin sezonal ose COVID-19, dhe kryesisht moshat me të prekura në vendin ku është shfaqur janë fëmijët, personat mbi 60 vjet dhe normalisht të sëmurit”, thotë Ramadani.

    Por a ekziston rreziku që ky virus të kthehet në një pandemi?

    “Tash për tash nuk ka ndonjë të dhënë nga OBSH-ja që sëmundja mund të përhapet në formë të pandemisë, por kjo nuk e përjashton këtë, pasi që edhe në SHBA është e paraqitur. Mendoj që ndonjë panik as në vendin tonë tash për tash nuk duhet të ketë, por përkujdesje dhe monitorim i situatës maksimumi, dhe normalisht personat që vijnë nga ato vende, eventualisht nëse vijnë ku sëmundja është e paraqitura kemi paraqitur ato masat 5-ditore, 7-ditore monitoruese kontrolluese te personat në fjalë”, shprehet infektologu, Ramadani.

    Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarët holandezë, aktualisht nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për këtë virus.

    HMPV-ja është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose të ftohtin, por mund të rrisë rreziqet ose të çojë në komplikime më serioze si bronkiti ose pneumonia, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe njerëzit me imunitet të dobët.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, për FrontOnline, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të japë llogari për shpenzimin e buxhetit...
    Lajme08 Janar 2025
    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë katër vjetëve të tij në pushtet nuk ka realizuar asnjë...
    Lajme08 Janar 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardita Baraku drejtoreshë e IKSHPK-së sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca sipas njoftimit për...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Funerali shtetëror për ish Presidentin Jimmy Carter është zhvendosur në kryeqytetin amerikan pas ceremonive në vendlindjen e tij në shtetin e Xhorxhias....
    Vip07 Janar 2025
    Një tjetër situatë e tensionuar ka tronditur mbrëmjen e fundit të “Big Brother VIP Albania”. G Bani, një nga konkurrentët më të...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti, Gresa e Drenusha kanë diskutuar për rrugëtimin e përgjithshëm në Big Brother VIP Kosova 3. Ata u shprehën me bindje se...
    Vip07 Janar 2025
    Xuxi dhe Driloni kanë vazhduar përplasjen mes tyre që ka nisur tash e disa ditë. Xuxi e ofendoi rëndë Drilonin edhe për...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.