×
  • Lajme
  • Lajme

    A po përgatitet një sulm i ri nga Serbia? – Flet ministri Maqedonci

    FrontOnline
    27 Mars 2024

    Lidhur me mundësinë e rrezikut të një sulmi të ri nga Serbia, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se shqetësimi nuk është vetëm për aspektin operativ dhe taktik të forcave të armatosura serbe, por edhe për politikën agresive dhe hegjemoniste të strukturave politike në Serbi.

    Në Debat Plus, ministri Maqedonci ka thënë se politika agresive dhe tentativa për hegjemoni regjionale e Serbisë është kryesorja në rritjen e tensioneve në rajon.

    “Normalisht shqetësimi gjithmonë është prezent dhe shqetësimi nuk lidhet vetëm me aspektin operacional dhe taktik që zhvillojnë forcat e armatosura të Serbisë përgjatë vijës kufitare dhe as vetëm me grupet e armatosura dhe të uniformuara të sponziruzuara dhe të mbështetura nga strukturat e sigurisë së Serbisë”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu ka bërë të ditur se grupet e armatosura joformale të mbështetura nga strukturat e sigurisë së Serbisë janë një element rreziku, duke shtuar se ndëshkimi i tyre është i domosdoshëm për të parandaluar destabilizimin e mëtejshëm të rajonit.

    “Pikë së pari bazamenti i gjithë problemit qëndron tek politika agresive dhe hegjemoniste që strukturat shtetërore politike në Serbi shfaqin në raport me Kosovës por edhe me fqinjë të tjerë, pra bazamenti është aspekti politik, hegjemonia, tentativa për hegjemoni regjionale e Serbisë që mbështet dhe pasohet me veprime të ndryshme në këtë rast edhe me veprime te grupeve të armatosura joformale të cilat tentojnë destabilizim dhe rritje të synimeve politike shtetërore të Serbisë. Këto grupe paraqesin rrezik pasi nuk janë ndëshkuar nga Serbia, vazhdojn ëtë qarkullojnë brenda territorit të Serbisë, gjithmonë me iniciativë për t’u infiltruar prapë në territorin e vendit tonë”, ka deklaruar ministri Maqedonci.

    Në veçanti, ministri Maqedonci ka theksuar se përderisa drejtuesi i këtyre grupeve terroriste, Milan Radojçiq, është ende në liri, kjo e bën situatën edhe më të rrezikshme.

    “Këto grupe kanë një hierarki, kanë prijësin e tyre, Milan Radojçiq që akoma gjendet i lirë. Ne besojmë që këto grupe janë të rrezikshëm përderisa nuk ndëshkohen dhe përderisa ajanë të lirë të qarkullojnë dhe të veprojnë  në Serbi”, ka deklaruar Maqedonci.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë, shkruan Periskopi. Nga të dhënat e...
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh si për Kurtin ashtu edhe...
    Lajme27 Prill 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre. Rastin...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW ka thënë se është optimist që Kosova do të kalojë me sukses...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar...
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë, prej tyre afër 10 mijë janë në kategorinë e përdoruesve problematikë....
    Lajme27 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se stërvitje të Serbisë afër kufirit ka pasur edhe në të kaluarën por...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.