Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja, raporton FrontOnline.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
https://www.instagram.com/p/CNFXZF2ltAR/
Në ndeshjet ndaj Spanjës, Suedisë dhe Lituanisë, mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada nuk luajti asnjë minutë.
Dhe kjo raportohet se e ka lënë mjaft të zhgënjyer Paqaradën, i cili në një postim në rrjeet sociale, ka shkruar:
“Done (u kry)”.
Kjo besohet të jetë “lamtumira” e Paqaradës me Përfaqësuesen e Kosovës. /FrontOnline/