A janë pijet e nxehta më të pranueshme për sistemin tonë tretës sesa ato të ftohta? Është një pyetje që e bëjmë shpesh, edhe pse është e vështirë t’i rezistosh ujit të ftohtë gjatë nxehtësisë së verës, transmeton FrontOnline.
Besohet se kur pimë ujë të ftohtë, trupi ynë duhet të shpenzojë shumë më tepër energji për të rritur temperaturën e ujit në organet e brendshme, duke na lënë më pak energji për funksionet e tjera në trup.
Në këtë rast, uji i ftohtë mund të ndikojë negativisht në sistemin tonë tretës.
Një studim tjetër shkencor tregon se pirja e ujit të ftohtë ngushton enët e gjakut dhe ju mund të mos keni përthithje të mirë, ndërsa kur pini ujë të ngrohtë, enët tuaja të gjakut janë më të zgjeruara.
Zgjidhja është se nëse jeni duke luftuar me problemet e tretjes, pijet më të ngrohta mund të jenë një opsion më i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm./FrontOnline/