Xhandarmeria serbe përveç patrullimeve në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, ditë më parë është parë duke patrulluar edhe në fshatin Kikë, raporton portali FrontOnline.
Lidhur më patrullimet e forcave serbe në këtë fshat, për FrontOnline, kanë folur nga komuna e Kamenicës.
Në një përgjigje me shkrim nga kjo komunë e kanë konfirmuar lajmin se forcat serbe kanë patrulluar në fshatin Kikë, por sipas Komunës ky patrullimi ka qenë zakonshëm dhe është bërë në bashkëpunim me KFOR-in.
“Nga informatat që kemi, KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe, kanë qenë në një nga patrullimet e zakonshme që i realizojnë së bashku në këtë zonë. Sipas të dhënave preleminare ata kanë qenë në pikën zero”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Kamenicës.