×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A mund të ndihmojë konsumimi i ujit në humbjen e peshës

    FrontOnline
    06 Nëntor 2021

    Nëse po përpiqeni të humbni peshë, me siguri keni dëgjuar këshillën se konsumimi i më shumë ujit mund të ndihmojë shumë. Pyetja është se sa e saktë është kjo deklaratë.

    Edhe një dehidrim i vogël mund t’ju bëjë të lodhur dhe nervoz. Në momente të tilla filloni të hani karbohidrate të rafinuara si ëmbëlsira, patatina, petulla dhe të ngjashme.

    Këto ushqime të paktën për pak kohë na ngrenë humorin. Megjithatë, marrja e ujit duhet të jetë një prioritet. Uji dërgon sinjale në trurin tuaj duke i thënë se jeni mjaftueshëm të ngopur.

    Konsumimi i ujit përshpejton metabolizmin. Një studim i publikuar në vitin 2016 në revistën Frontiers in Nutrition tregoi se funksioni mitokondrial mund të përmirësohet, gjë që rrit ndarjen e yndyrës në qeliza. Sigurisht, zbërthimi i yndyrës ndihmon në humbjen e peshës.

    Nëse po pyesni se sa ujë duhet të pini për të humbur peshë, dijeni se nuk ka një përgjigje të saktë. Një studim i vitit 2008 zbuloi se gratë para menopauzës që pinin më shumë se një litër ujë në ditë humbën rreth pesë kilogramë në një vit. Nga ana tjetër, Akademia Kombëtare e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë së Shteteve të Bashkuara (NAS) pohon se marrja adekuate e përditshme e lëngjeve është si vijon: rreth 3.7 litra ujë në ditë për burrat dhe rreth 2.7 litra në ditë për gratë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Osmane. Kjo ngjarje shënoi kthesë historike për shqiptarët,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Avokati, Luka Mishetiq i cili udhëheq ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit ka kundërshtuar prokurorinë në një pjesë duke thënë se po e...
    Sport28 Nëntor 2024
    Urimeve për 112 vjetorin e Pavarësisë i është bashkuar dhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, e cila me performancën e treguar gjatë këtij...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Afro 5 milionë fëmijë sudanezë kanë humbur pothuajse gjithçka dhe janë detyruar të ikin nga vendi, në atë që tani është kriza...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Rusia po përgatitet për një luftë ushtarake më Perëndimin. Është ky paralajmërimi që ngritur Presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës, Bruno Kahl....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.