×
  • Lajme
  • Lajme

    A mund të ketë bashkëqeverisje PDK-VV, Berisha: Asgjë nuk na bashkon me VV-në

    FrontOnline
    04 Shtator 2024

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për manipulim të shifrave në qeverisje.

    Berisha po ashtu mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se PDK dhe VV kanë dallime të thella në programet qeverisëse.

    Ai përjashtoi kategorikisht mbështetjen e tij për Kurtin si kryeministër, duke shtuar se PDK-ja është një parti shtetformuese pa vija të kuqe me asnjë subjekt politik.

    “PDK dhe VV-në i ndan backgraund-i. Le të mundohen sa të donë, nëse iu dy qeverisni bashkë bëhet marrëveshje finale ratifikohet kufiri, na njeh pavarësinë Serbia, ndoshta edhe pranojnë me hy bashkë, nuk dihet me kë. Në aspektin programor qeverisës edhe filozofisë që prezantojmë si dy subjekte. Asgjë nuk na bashkon me VV-në. Unë mendoj se PDK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, sepse është parti shtetforumese. Kurrë me votën time s’e bëj kryeministër Kurtin”, ka deklaruar ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

    Berisha, duke komentuar gabimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjidhjen e ekuacionit sot në një shkollë të Podujevës, ka thënë se kështu ai manipulon popullin me rezultatet e qeverisjes së tij që i shumëfishon.

    Sipas tij, gabimi i Kurtit në matematikë nuk është rezultat i paditurisë, por një “sëmundje profesionale” që reflekton tendencën e tij për të prezantuar shifra më të larta se realiteti.

    “Nuk duhet të befasohen nxënësit e as qytetarët që e ka bërë X-në në vlerën 5 e ka shumëfishuar e jo zero, sepse edhe rezultatet e qeverisë që janë krejt zero ky i ka shumëfishuar. Kjo është pjesë e propagandës së tij, për të mbuluar dështimin total e falimentimin total në këtë qeverisje”, ka deklaruar ai. /Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.