Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, ka qenë një nga emrat më të zëshëm gatë qëndrimit në Big Brother VIP.
Ajo bëri bujë të madhe me hyrjen, veprimet e po ashtu edhe me rrëfimet që ka bërë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Artistja nga Ferizaj së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale.
E pyetur se çfarë do të ndryshoje nëse do kthehej sërish në BBV, 27-vjeçarja thekson se do të mirrej më shumë me veten.
“A kishe bërë diçka ndryshe në BB VIP nëse kishe pasur mundësi të kthehesh?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.
“Mbase nuk do u kisha dhënë vëmendje disave dhe do mirresha me veten më shumë.. por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj njëjtë do kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes ju lutem me helmin që lëshoni mbi njerëzit”, tha ajo.
“Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem keq nga komentet e juaja për çdo njeri në atë shtëpi”, shton më tej Fifi.