Problemet e zemrës nuk vijnë gjithmonë me shenja të qarta paralajmëruese. Është e qartë për të gjithë se është e nevojshme të shkoni në kontrolle të rregullta, por ekziston edhe një test që mund ta provoni në shtëpi, i cili do të zbulojë gjendjen e zemrës suaj.
Do t’ju ndihmojë të merrni një ide se si funksionon zemra juaj dhe “Bright Side” zbulon se është një truk i thjeshtë që do t’ju tregojë shëndetin e zemrës tuaj në vetëm 30 sekonda.
Si bëhet testi?
Hapi i parë: Merrni një enë më të madhe, e cila mund të mbajë të dyja duart dhe mbusheni me ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira, shtoni pak akull.
Hapi i dytë
Vendosini duart në tas dhe mbajini për saktësisht 30 sekonda. Kjo do t’ju ndihmojë të dini se si gjaku do të reagojë kur bie në kontakt me ujin e akullit.
Rezultati
Nëse keni bërë gjithçka siç duhet, tani është koha për të kontrolluar gjendjen e zemrës suaj. Këto janë dy rezultate të mundshme.
1. Gishtat janë të kuq
Nëse gishtat janë të kuq, ky është një rezultat i mirë. Kjo do të thotë që nuk keni probleme që lidhen me oksigjenimin në gjak. Zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të mirë.
2. Gishtat janë bërë të zbehtë ose blu të errët
Nëse gishtat ju janë zbehur ose janë bërë kaltër, ekziston mundësia që të keni probleme me qarkullimin e gjakut. Kjo ndodh sepse qelizat tuaja të gjakut kanë nivele të ulëta të oksigjenit ose sepse keni probleme me bartjen e oksigjenit përmes qarkullimit të gjakut.
Në këtë rast, mund të provoni të ngrohni ose masazhoni zonën e dorës për t’u kthyer në ngjyrën normale. Nëse kjo nuk ndodh shpejt, sigurohuni që të shihni një mjek. Sidomos nëse gjatë testit ndjeni gulçim, dhimbje në kokë apo gjoks, djersitje, mpirje në shpatulla, këmbë, duar, gishta apo thembra, marramendje, është shenjë se duhet të bëni një ekzaminim urgjent./FrontOnline/