Vjosa Osmani po vazhdon bisedimet me ish-partinë e saj për të siguruar vota, Pacolli thotë që s’ia ka kërkuar votën askush.
Kjo javë pritet të jetë vendimtare për pozitën e kryetarit të shtetit.Këtë pozitë më së shumti po e lakmon, deputetja nga radhët e LVV, Vjosa Osmani.
E Osmanit do t’i duhen 80 vota për të fituar mandatin e plot në krye të presidencës.Por, për t’u bërë gruaja e dytë që e udhëheq këtë institucion, ish-kryetarja e kuvendit po shpreson në votat e ish-partisë së saj.
Megjithatë me 15 ulëse sa ka në kuvend LDK, jo të gjithë janë të mendimit për të mbështetur Osmanin.
Përveç Agim Veliut e Driton Selmanajt që do t’i duhet që t’i bind më shumë, kandidatës për presidente do t’i duhet që ta bind edhe kryetarin e AKR-së.
Behgjet Pacolli që në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë me LDK-në, në një intervistë për T7 thotë që do të merr pjesë në seancat e kuvendit.
Mirëpo, presidenti i tretë i Republikës së Kosovës thotë që nuk e ka vendosur akoma se a do të ketë votë për Osmanin, pasi një gjë e tillë nuk i është kërkuar akoma nga askush.
Paqartësi rreth çështjes së presidentit ka brenda LDK-së, por jo edhe tek partitë tjera opozitare.
Nga AAK janë të vendosur që nuk të marrin pjesë në seancën e presidentit e që rrjedhimisht as nuk do të votojnë, ndërsa njësoj do të veprojnë edhe nga PDK.Këta të fundit kanë radhitur edhe disa arsye se pse sipas tyre kanë marr këtë vendim.