Infektologu Hamdi Ramadani për FrontOnline, ka theksuar se, për aq kohë sa simptomat e Lijës së Majmunit janë të pranishme, infektimi i të tjerëve është i mundshëm, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes nën kontroll të rasteve deri në përmirësimin e plotë të gjendjes.
‘’Por për aq kohë për sa kohë janë prezente simptomat, infektimi i të tjerëve me këtë sëmundje është e mundshme dhe duhet të izolohet pacienti, siç ndodhi me këtë rastin e fundit, deri të tërhiqen shenjat e sëmundjes’’ shton ai.
Infektologu Hamdi Ramadani ka paralajmëruar për mundësinë e komplikimeve të rënda në rastet e infeksioneve të rënda me “Lijen e Majmunit”. Ai theksoi se, kur infeksioni është i rëndë, si në rastet kronike, mund të shfaqen ndryshime në lëkurë, si dhe në mushkëri dhe sistemin nervor.
‘’ Kjo sëmundje kur infeksioni është i madh, si kronoike e maline, mund të paraqiten ndryshime në lëkurë, pastaj mund të paraqitën ndryshime në mushkëri, në sistemin nervor, por ky rast do e kaloj mirë këtë situatë. Kjo sëmundje duhet të trajtohet dhe për aq kohë sa ka pasur kontakte me personin, duhet të monitorohen personat adekuat’’ theksoi ai.
Ramadani, thotë se nuk ka rast tjetër në Kosovë.
‘’Unë mendoj se nuk do të kemi ndonjë rast tjetër, por trajtimi duhet të jetë sikurse tek pacienti që është në spital tani’’ deklaron ai.
Infektologu Ramadani ka potencuar se shumë shtete, përfshirë Frikën, kanë filluar tashmë vaksinimin kundër “Lijës së Majmunit” si masë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje. Ai ka theksuar se Kosova duhet të bëjë një rezervim të vaksinave, veçanërisht për ata që udhëtojnë në Afrikë, ku sëmundja është më e përhapur.
‘’Shumë shtete kanë filluar vaksinimin kundër kësaj sëmundje, të modifikuara sidomos Franca me të madhe ka filluar vaksinimimin kundër kësaj sëmundje. Duhet të ngritën masat e kufizimit apo kujdesit por edhe Kosova duhet të bëjë një rezervim të një vaksine dhe ata persona që shkojnë në Afrikë, atëherë të bëhet vaksinimi i tyre që të ndalohet përhapja e saj’’ përfundoi Ramadani./FrontOnline/