I pyetur se a ka pasur raste në Klinikën Infektive kur një pacienti i është rikthyer virusi për herë të dytë, infektologu, Murat Mehmeti, tha se në Klinikën Infektive nuk kanë pasur raste të riinfektimit apo infektimit për herë të dytë me Covid-19.
Rëndohet situata me Covid/ Më shumë se gjysma e pacientëve në Infektivë me oksigjeno-terapi
“Realisht për aq sa unë kam informata, por normalisht edhe kolegjiumi jonë të cilët po ballafaqohemi me këtë problematikë, me këtë virus që nga muaji shkurt ne kemi pasur shumë raste të cilët janë hospitalizuar janë trajtuar, jo gjithmonë të gjithë janë hispotalizuar kuptohet një numër i tyre më i madh e kanë kaluar sëmundjen pa telashe të mëdha mirëpo unë me sa e di deri me tani nuk ka ndodhur që të na kthehet një rast për herë të dytë e të ndodh riinfketimi apo që të ketë probleme në kuptimin e përsëritjes së sëmundjes pra deri me tani nuk ka ndodhur të kemi riinfektim për herë të dytë”, tha Merhmeti për Front Online.