×
  • Vip
  • Vip

    A ka komunikuar me Jozin? Ja si përgjigjet Valbona: Unë di që ai është …

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Raporti i Valbona Mhillit dhe Jozefin Markut në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ka qenë shumë i komentuar. Shkak u bë veprimi që gazetarja bëri për këngëtarin kur u eliminua për herë të parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Valbona theu kutinë e emergjencës ku e riktheu atë sërish në shtëpi, duke i dhënë një mundësi të dytë. E pyetur në atë kohë se pse e bëri një gjë të tillë, ajo u shpreh se ‘e ka si vëllai, pasi është shok me vëllezërit e saj’. Pasi të dy dolën nga shtëpia e BBV 4, sqaruan se si qëndron e vërteta e njohjes së tyre, ku thanë se ‘kanë një shok të përbashkët, që Valbona e ka si vëlla’.

    Ndërkohë ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, ish-banorja e BBV 4 ka zbuluar nëse ka folur me Jozin tani që reality show ka përfunduar dhe pas incidentit të paprecedentë që ndodhi gjatë spektaklit të gjysmëfinales.

    ‘Kishe një si vëlla, që rrezikove, që theve gjëra, ke folur me të pasi ke dalë?’, ishte pyetja drejtuar Valbonës, e cila u përgjigj:

    “Valbona kjo është, rrezikon për miqtë e saj deri në pikën e fundit. Absolutisht nuk pendohem për asnjë gjë që kam bërë në shtëpinë e “Big Brother”, ajo është një përgjegjësi personale e Jozit, diçka që unë kam reaguar dhe e kam dënuar. Unë di që Jozi është mirë, gëzon shëndet të mirë, por nuk është se ne kemi patur ndonjë kontakt”.

    Nga Rubrika
    Vip22 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj është goxha aktive në rrjetet sociale. Edhe sot ajo ka publikuar fotografi, duke treguar se ka...
    Vip22 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi është goxha aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Edhe sot ajo ka publikuar disa fotografi,...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Zyra e Kryeministrit tha...
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail disa ditë më parë. Për këto kërcënime, Presidenca...
    Lajme23 Maj 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se projekti “Masa për Reduktimin e Pluhurit dhe De-NOx në Termocentralin Kosova B, njësiti B1 dhe...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka thënë se ka përfunduar Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në një postim në Facebook,...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Pas zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme. Kështu, të enjten më 29 maj,...
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati më 15 prill 2025, ka nxjerrë një udhëzim të ri administrative për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.